Tritoli te lokali i peshkut në Kamëz, lirohet ish‑polici Jeton Lami
Gjykata Penale e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish‑policin dhe ish‑shoqëruesin e Ervis Martinajt, Jeton Lami, i cili ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për shpërthimin me tritol në një lokal peshku në Kamëz.
Lamit i është caktuar masa “arrest në shtëpi”, duke e liruar kështu nga qelia ndërsa akuzat ndaj tij lidhen me shpërthimin e ndodhur pak ditë më parë, ku sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse dyshohet se u vendos në kuadër të një tentative për gjobë prej 500 mijë eurosh ndaj pronarit të godinës ku ndodhet lokali.
Florin Domi është liruar gjithashtu, duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore.
Ndërsa për Flogert Mezhikën, gjykata ka vendosur masën më të rëndë: “arrest me burg”, e vetmja masë e tillë e lënë në fuqi nga trupi gjykues.
Hetimet nga prokuroria e Tiranës vijojnë për zbardhjen e rolit të secilit të dyshuar, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në tentativën për gjobëvënie dhe shpërthimin me tritol ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi rreth orës 02:20 të dates 15 nëntor, në bulevardin “Nënë Tereza” në ambientet e jashtme të restorantit “Perla e Detit”. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale
Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes, dyshohet si gjobë-vënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.
Kujtojmë që në hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt thuhet se Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që e ka shoqëruar Martinajn.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme