Triumfues në 5 finale europiane, trofetë e fituar nga Murinjo

26 Maj 2022 | 11:11

Zhoze Murinjo ka arritur të fitojë trofe të rëndësishme gjatë karrierës së tij si trajner, por fitorja e Ligës së Konferencës e bëri që të përjetojë një emocion tepër të madh ku nuk munguan as lotët, pasi kjo ishte kupa e parë europiane për Romën pas 61 vitesh.

Edhe pse Liga e Konferencës është kompeticioni i tretë për nga rëndësia në Europë, fitorja e mbrëmshme ndaj Fejnordit, ishte për Murinjon edhe më e rëndësishme se fitimi i Ligës së Kampionëve me Porton në vitin 2004 apo me Interin në 2010-ën, shkruan BBC.

Murinjo është tashmë trajneri i parë i cili ka fituar të tre kompeticionet europiane dhe ka dalë fitues në 5 finalet në të cilat janë ndeshur skuadrat e drejtuara prej tij.

Trofetë europianë të fituar nga Murinjo

-Kupa Uefa në vitin 2003 me Porton

-Liga e Kampionëve në vitin 2004 me Porton

-Liga e Kampionëve në vitin 2010 me Interin

-Liga e Europës në vitin 2017 me Mançester Junajtid

-Liga e Konferencës në vitin 2022 me Romën

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026