Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre

16 Shtator 2024 | 19:28

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, tha se “retorika” e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris është ajo që shkakton sulme ndaj tij, në një deklaratë për Fox News, pas atentatit të dytë në klubin e golfit në Florida të dielën, duke shtuar se i dyshuari po reagonte ndaj “gjuhës shumë nxitëse” të përdorur nga demokratët.

I dyshuari për sulmin Ryan Wesley Rout kishte një pushkë të stilit kallashnikov të drejtuar përmes një gardh në lëndinën e fushës së golfit, një kamerë Go-Pro dhe dy çanta shpine. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua dhe u arrestua në I-95.

Autoritetet po e trajtojnë këtë incident si një “tentativë të dukshme për vrasje” ndaj Trump.

“Ai i besoi retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj”, tha Trump, duke iu referuar sulmuesit dhe vazhdoi:

“Retorika e tyre bën që të qëllojnë mbi mua dhe unë jam ai që do ta shpëtoj vendin, ndërsa ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin brenda dhe jashtë”.

Trump më pas vuri në dukje komentet e mëparshme nga Biden dhe Harris në të cilat ai u paraqit si një “kërcënim për demokracinë” dhe ata si udhëheqës të “unitetit”.

“Ata janë e kundërta e kësaj. Këta janë njerëz që duan të shkatërrojnë vendin tonë. Nga brenda quhet armik. Ata janë një kërcënim real”, tha Trump.

Republikani akuzoi demokratët se e sulmuan atë me një kombinim të retorikës së lartpërmendur dhe padive që synonin “implikimin” e tij.

“Këto janë gjëra që budallenjtë e rrezikshëm, si sulmuesit, i dëgjojnë”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin të martën se një sulm i ri do të jetë më i fortë nëse Izraeli sulmohet ndërsa armëpushimi SHBA-Iran...
16:08 | 14/07/2026

Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit

Detaje të një plani të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit iranian, i hartuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad, janë publikuar nga televizioni izraelit...
16:05 | 14/07/2026

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një oficer të lartë policie të Hamasit , u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e...
16:02 | 14/07/2026