Biden reagon pas atentatit të dytë ndaj Trump, kërkesa që ka për Shërbimin Sekret
Donald Trump ishte objekt i një atentati të dytë në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij.
Në lidhje me ngajrjen ka reaguar dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili tha se Shërbimi Sekret ‘ka nevojë për më shumë ndihmë’ pas tentativës së dytë për vrasjen e Trump
Joe Biden bëri thirrje për shpërndarjen e më shumë burimeve për Shërbimin Sekret pasi Donald Trump u vu sërish në shënjestër.
“Shërbimi ka nevojë për më shumë ndihmë,” u tha Biden gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Wilmington, Delaware.
Si u zbulua atentati?
Incidenti ndodhi në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, rreth 15 minuta nga rezidenca e Trump në Florida, Mar-a-Lago.
I armatosuri u pa për herë të parë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët po mbikqyrnin fushën e golfit teksa ish-presidenti po luante.
Gryka e një pushke – e përshkruar fillimisht si një pushkë e stilit AK-47 nga Sherifi i Qarkut Ric Bradshaë – u dallua përmes shkurreve që rrethojnë fushën e golfit. Në atë kohë Trump ishte rreth 272-557 m larg nga personi i armatosur.
Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të personit që kishte drejtuar armën drejt fushës së golfit, ndërsa Trump ishte duke luajtur golf.
Zoti Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro të cilat i la në vendngjarje. Pasi shërbimi sekret hapi zjarr personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë.
Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti