Trump batuta për Sekretaren e Shtypit: Buzët i ka si mitraloz i vogël, nuk ndalen

10 Dhjetor 2025 | 14:31

Presidenti amerikan Donald Trump u përqendrua përsëri në tema jashtë ekonomisë gjatë një fjalimi në malin Pocono, Pensilvani, duke bërë komente të diskutueshme për pamjen e sekretares së tij të shtypit, Karoline Leavitt.

Në një moment të prezantimit të 29-vjeçares para turmës, Trump tha se ajo ka “buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël”, duke ilustruar edhe me efekte zanore. Ndërsa turma shpërtheu në brohoritje, reagimet në rrjetet sociale ishin të ndryshme. Disa përdorues e cilësuan deklaratën si “të frikshme” dhe “të papërshtatshme”, ndërsa organizata progresive “Call to Activism X” e quajti presidentin “një budalla të neveritshëm”.

Brandon Wolf nga Fushata për të Drejtat e Njeriut kritikoi Trump-in për largimin nga tema kryesore. “Fjalimi duhej të ishte për ekonominë, por u kthye në obsesion me komente për buzët e Karoline Leavitt,” shkroi ai, duke shtuar: “Ndërkohë çmimet nuk po ulen më.”

Ky nuk është rasti i parë që Trump i bën komente të ngjashme Leavitt. Në të kaluarën, përfshirë një intervistë me Newsmax dhe biseda në bord të Air Force One, ai kishte përdorur të njëjtën krahasim për buzët e saj.

Leavitt, e cila ka qenë pjesë e ekipeve të komunikimit të Trump që nga viti 2019, është sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë dhe ka ndërtuar një profil të lartë në mediat konservatore.

Gjatë fjalimit, i cili kishte më shumë ngjyrim mitingu, Trump sulmoi gjithashtu ish-presidentin Joe Biden dhe kongresmenin demokrat Ilhan Omar, duke përsëritur pretendime të pabaza për jetën e saj private. Ai pranoi se “nuk kishte lexuar asgjë nga teleprompteri” dhe u tall me shkruesit e fjalimeve të tij.

Leavitt, e martuar dhe nënë e një djali të vogël, ndau fragmente nga fjalimi në rrjetet sociale, ndërkohë që reagimet online ndaj komenteve të Trump-it vijojnë të jenë të forta.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026