Trump bisedime me Tajlandën dhe Kamboxhian për t’i dhënë fund përplasjeve kufitare
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Donald Trump pati biseda telefonike me Tajlandën dhe Kamboxhian në një përpjekje për të zgjidhur konfliktet e tyre të fundit. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane shtoi se Trump është gjithashtu në kontakt me Malajzinë për të ndihmuar në përfundimin e dhunës.
Tajlanda njoftoi të martën se po pezullonte një marrëveshje armëpushimi me Kamboxhian, e cila u nënshkrua nga Trump në fund të tetorit, pas një shpërthimi mine tokësore në një zonë kufitare.
Ministria e jashtme e Kamboxhias shprehu shqetësim të thellë në lidhje me vendimin e Bangkokut, ndërsa mohoi akuzat se kohët e fundit kishte vendosur mina përgjatë kufirit tajlandez.
Marrëveshja e armëpushimit i dha fund pesë ditëve luftimesh midis dy fqinjëve, në të cilat të paktën 43 persona u vranë dhe më shumë se 300,000 civilë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Që kur armëpushimi hyri në fuqi, të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të rënë dakord. Analistët politikë thonë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje që do të zgjidhte mosmarrëveshjen e gjatë kufitare midis dy mbretërive është jashtëzakonisht e vështirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026