Trump do të dekorojë ish-sekretarin Carson me nderimin më të lartë civil të vendit

18 Shkurt 2026 | 22:07

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se do t’i japë ish-sekretarit të Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Dr. Ben Carson, medaljen Presidenciale të Lirisë.

“Beni po merr Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ky është çmimi më i madh, më i lartë që mund të kesh jashtë Medaljes së Nderit të Kongresit. Por është më mirë, sepse, e dini, shumë njerëz marrin Medaljen e Nderit të Kongresit, por nuk janë aty”, tha Trump.

Medalja e Nderit është çmimi më i lartë ushtarak i vendit për trimëri. Carson u bë i njohur si neurokirurg i cili kreu ndarjen e parë të suksesshme të binjakëve të bashkuar në pjesën e pasme të kokës në vitin 1987. Ai u përpoq të bëhej president në vitin 2016, duke u përballur me Trump përpara se t’i bashkohej kabinetit të tij gjatë mandatit të parë.

Trump më parë i ka dhënë Medaljen e Lirisë, prezantuesit konservator të radios Rush Limbaugh, lojtarit të golfit Tiger Woods dhe aktivistit konservator Charlie Kirk.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dua Lipa hap bibliotekën e librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

Putin: Po presim negociatorët amerikanë për Ukrainën, pas çtensionimit të krizës me Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se po “priste” mbërritjen e negociatorëve amerikanë për të rifilluar bisedimet mbi luftën në Ukrainë, kur Uashingtoni është më pak...
09:30 | 29/06/2026

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë pas të shtënave me armë në zonën e tifozëve të Kupës së Botës në Kaliforni

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë të dielën në një të shtënë me armë në një vend argëtimi të njohur në...
09:29 | 29/06/2026