Trump do të dërgojë një ekip në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi

16 Shkurt 2025 | 11:01

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të dërgojë një ekip zyrtarësh të lartë në Arabinë Saudite për të nisur bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, me synimin për t’i dhënë fund luftës gati trivjeçare, thanë zyrtarë amerikanë.

Në delegacionin amerikan do të marrin pjesë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Megjithatë, Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, nuk pritet të jetë pjesë e bisedimeve. Nuk është bërë ende e ditur data e saktë e takimeve në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, Rubio mbërriti në Izrael më 15 shkurt, pas pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se ai zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje paqeje. Në një deklaratë zyrtare, Departamenti i Shtetit theksoi se biseda ndodhi pas një telefonate mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, më herët gjatë javës.

“Sekretari ritheksoi angazhimin e presidentit Trump për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë. Përveç kësaj, ata diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në një sërë çështjesh të tjera dypalëshe”, thuhet në komunikatë. Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi se të dy palët ranë dakord të mbajnë një kanal të hapur komunikimi për të trajtuar çështjet në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e Bashkimit Evropian kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimit të këtyre bisedimeve pa përfshirjen e negociatorëve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026