Trump: Do t’i dërgoj Kongresit për shqyrtim marrëveshjen me Iranin

16 Qershor 2026 | 15:27

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të marten se do t’i dërgojë Kongresit për shqyrtim tekstin përfundimtar të marrëveshjes së tij me Iranin, edhe pse pranoi se fillimisht kjo nuk i kishte shkuar ndërmend.

“Po, do ta bëja. Nuk kam menduar kurrë ta dërgoj, as nuk kam menduar kurrë për këtë, por do ta bëj. Do ta dërgoj në Kongres”, u tha Trump gazetarëve në samitin e G7 në Francë.

“Më pëlqen ideja. Dërgojeni Kongresit, ju lutem”, shtoi ai.

Në përgjigje të lajmeve rreth marrëveshjes të dielën, aleati i Trump dhe senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, tha se sipas ligjiy, çdo marrëveshje bërthamore me Iranin do t’i dërgohet Kongresit për shqyrtim dhe votim.

“Pres me padurim shqyrtimin e produktit përfundimtar dhe besoj se është e domosdoshme që arkitekti i marrëveshjes, zëvendëspresidenti Vance dhe partnerët e tij negociues, të jenë pjesë e procesit të paraqitjes së marrëveshjes përfundimtare në Kongres”, tha ai.

I ulur pranë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Trump bëri shaka se do të merrte mbështetjen e Demokratëve për marrëveshjen.

“Ajo që do të doja të bëja është t’ia dërgoja Kongresit duke i thënë se nuk duhet ta miratoni, dhe unë do ta miratoj. Çfarëdo që të them unë, ata duan të bëjnë të kundërtën”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026