Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
Disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar vendimin për të bojkotuar seancën e një dite më parë në Kuvend, ku rendi i ditës ishte vlerësimi i institucioneve të pavarura.
Veç deputetit të Vlorës Bujar Leskaj i cili sot e shprehu hapur qëndrimin e tij kundër bojkotit përmes një statusi në Facebook, Euronews Albania ka siguruar mesazhet mes deputetëve në një grup WhatsApp-i, ku Jorida Tabaku, Ina Zhupa por dhe Leskaj kanë shprehur rezervat e tyre për bojkotin duke e konsideruar një lëvizje të gabuar.
Mesazhet mes deputetëve demokratë janë shkëmbyer mbrëmjen e së dielës, para bojkotit në seancën plenare të së hënës.
Ditën e sotme përmes një statusi të gjatë në Facebook, deputeti demokrat Bujar Leskaj shprehet se mungesa e PD në atë seancë ishte një gabim politik dhe institucional.
Sipas tij me këtë vendimmarrje PD humbi mundësinë për të denoncuar fort disa rase duke nisur që nga “vota e manipuluar e diasporës në zgjedhjet e 11 majit” deri te “përfaqësimi i kërkesave dhe pakënaqësive të qytetarëve në protestë”.
Zbulohet problematika, pse c nuk “ndezi” përballë Anglisë
Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten