Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Senatin pasi ai miratoi një rezolutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e përshkruar atë si “të ndodhur në kohë të keqe” dhe “të mangët në substancë”.
Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan pohoi se votimi u zhvillua në një kohë kur, siç tha ai, Irani ishte nën presion të fortë.
“E kam Iranin në telashe, gati për t’u rrëzuar, dhe Senati Amerikan vendos të vazhdojë me një votim të parakohshëm dhe të pakuptimtë për Aktin e Pushteteve të Luftës”, shkroi ai.
Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër dhe është kryesisht simbolike në natyrë, duke shprehur kundërshtimin e Kongresit ndaj vazhdimit të operacioneve ushtarake pa miratim të qartë parlamentar.
Trump argumentoi gjithashtu se iniciativa e Senatit e bën të vështirë për administratën e tij të merret me Iranin.
“Këta senatorë thjesht ma bënë punën më të vështirë. Por unë do ta përfundoj, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse gjithmonë ia dal mbanë”, tha ai.
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj