Trump e prezanton veten si president në detyrë i Venezuelës

12 Janar 2026 | 08:59

Në një postim në Truth Social, Donald Trump e prezantoi veten si president në detyrë i Venezuelës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, publikoi një pamje të ekranit, gjoja nga Wikipedia, në të cilën shkruhet se ai është presidenti në detyrë i Venezuelës.

Fotografia është postuar në profilin e tij në rrjetin social Truth Social.

Sipas pamjes së ekranit, Trump “mori detyrën” në janar 2026. SHBA-të nisën një sulm ndaj Karakasit më 3 janar, kur forcat amerikane arrestuan presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe gruan e tij Cilia Flores.

Ata u ekstraduan në Shtetet e Bashkuara dhe po mbahen në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku Maduro përballet me akuza për trafik armësh dhe droge.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të merrnin kontrollin e përkohshëm të Venezuelës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026