Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, Këlliçi: Performanca e demokratëve ishte e turpshme
Juristi Reshard Këlliçi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në SHBA, ku Donald Trump u zgjodh për herë të dytë president.
Sipas Këlliçit Donald Trump fitoi lehtë, ndërsa sondazhet e publikuara paraprakisht kanë qenë të blera, gjë që sipas tij tregon se demokratët në kampin e Kamala Harris bënë gabimin të besonin në gënjeshtrat e tyre.
“Performanca e demokratëve ka qenë e turpshme dhe janë turpëruar. Ata besuan përrallat e tyre. ata besuan sondazhet që i blenë vetë. Është fakt që paratë kanë qenë influencë në rezultatet e sondazheve.
Trump e fitoi lehtshëm fare. Problemi është kur fillon të besosh gënjeshtrën tënde. Kjo ka ndodhur. Ajo që ka ndodhur që nuk dëgjojmë është se sot është një ditë e bukur. Zgjedhjet në Amerikë u përmbyllën pa tensione. Të dy kandidatët e njohin rezultatin dhe dimë që njëri nga kandidatët dhe ai që sot është presidenti, donin ta vrisnin në mes të fushatës se u tentua ti merrej jeta. Kjo tregon qëndresën amerikane”,-tha Këlliçi.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown