Trump fjalim para gjeneralëve: Amerika është e pushtuar nga brenda
Në fjalimin e paralajmëruar përpara gjeneralëve amerikanë të mbledhur në Uashington nga çdo cep i botës, Donald Trump ka deklaruar se qeveria e tij ka rikthyer parimin themelor se mbrojtja e atdheut me anë të ushtrisë së tij është prioriteti kryesor.
“Në dekadat e fundit politikanët mendonin se detyra jonë është të luajmë rolin e policit në vende si Kenia apo Somalia, ndërkohë që Amerika është e pushtuar nga brenda”, deklaroi Trump.
Duke iu referuar atyre që konsideroi si “pushtues”, Trump theksoi se ata nuk ndryshojnë nga armiqtë e jashtëm, por janë më të vështirë për t’u konstatuar pasi nuk veshin uniformë.
“Të paktën, kur ata veshin uniformë mund t’i heqësh qafe”, tha Trump.
Më tej, duke cituar atë që njihet si “morali i luftëtarit”, presidenti amerikan paralajmëroi se ushtria amerikane nuk do të jetë më “politikisht korrekte”.
“Çdo gjë do të bazohet tek merita. Ju jeni këtu në bazë të meritës dhe nuk do të jetë askush që do të marrë vendin tuaj për arsye politike, pasi politikanët janë korrekt, ndërsa juve jo”, tha Trump, i cili paralajmëroi zgjerimin e ushtrisë amerikane dhe forcimin e kritereve fizike për rekrutët.
“Ne do të marrim më të mirët për të bërë punën dhe kjo është shumë e thjeshtë. Kjo është mënyra se si vendi ynë është ngritur, në bazë të meritës”, vijoi Trump.
Natyrisht, gjatë fjalimit nuk munguan deklaratat kontradiktore të shefit të Shtëpisë së Bardhë, kur tha se administrata duhet t’i përdorë qytetet me kriminalitet të theksuar si fusha beteje për të stërvitur Garadën Kombëtare.
Gjithashtu, ai u tha gjeneralëve se nëse automjetet e ushtrisë apo policisë sulmohen me tulla apo mjete të tjera, oficerët duhet të reagojnë në çdo formë.
“Nëse sulmohen dhe zbresin nga makina, ata mund të bëjnë çfarëdo dreqin të duan”, tha Trump.
Ai foli edhe për nevojën për të ulur në tryezë presidentët Putin dhe Zelensky, por theksoi se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes forcës. “Nëse do të ishim të dobët, ata as që do t’i përgjigjeshin telefonatave të mia”, shtoi Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni