Trump flet mbi vizionet e tij, cila është sfida më urgjente e Presidentit aktualisht
Fjalimi i Presidentit para Kongresit, që njihet zakonisht si fjalimi mbi gjendjen e vendit gjatë viteve pas inaugurimit, i ofroi udhëheqësit amerikan një skenë publike për të shpalosur vizionin e tij për ekonominë amerikane dhe politikën për imigracionin. Presidenti mbrojti vendimet e fundit që kanë shkaktuar debate, si çështja e shkurtimit të punonjësve federalë dhe përplasja me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sfida më urgjente e Presidentit Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.
Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.
Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur “një ligj të madh e të bukur” për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.
“Na presin punë të mëdha, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Para”, ka thënë më herët kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Do ta zbatojmë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj”, shtoi ai.
Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar propozimin buxhetor me argumentin se përfitojnë të pasurit.
“Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur”, ha një javë më parë kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën