Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore që pati me Obamën

10 Janar 2025 | 15:55

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar pamjet virale që tregojnë atë dhe ish-presidentin Barack Obama duke biseduar dhe buzëqeshur në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter.

Pamjet, të cilat janë përhapur gjerësisht, tregojnë dy liderët politikë të ulur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer fjalë dhe batuta, një atmosferë e papritur për shumë, duke pasur parasysh marrëdhëniet shpeshherë të tensionuara mes tyre në të kaluarën.

“Nuk e kuptova sa miqësore dukej biseda,” tha Trump nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida, duke shtuar: “Po mendoja se dukemi si njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin. Dhe ndoshta kjo është e vërtetë. Ne kemi filozofi paksa të ndryshme, por ndoshta na pëlqen njëri-tjetri, nuk e di. Po kalonim mirë.”

Trump nuk zbuloi detaje mbi përmbajtjen e bisedës me Obamën, ndërsa ish-presidenti demokrat nuk e ka komentuar ende atë.

Sidoqoftë, media amerikane kanë spekuluar mbi bisedën, duke përdorur madje ekspertë të leximit të buzëve për të deshifruar komunikimin e tyre. Sipas gazetës New York Post, Trump i kishte sugjeruar Obamës që të diskutonin një çështje të rëndësishme më vonë, në një ambient më privat.

“Më telefononi më vonë, në holl,” raportohet të ketë thënë Trump, ndërsa Obama u shfaq duke i kërkuar më shumë detaje. Ndërsa Trump vazhdoi: “Nuk mund të flas tani, duhet të gjejmë një vend të qetë. Është e rëndësishme, duhet të flasim jashtë.”

Eksperti Jeremy Freeman sugjeron se biseda mund të ketë pasur një kontekst ndërkombëtar, duke iu referuar marrëveshjeve të mëdha si ajo bërthamore e Iranit apo Marrëveshja e Parisit për Klimën, nga të cilat Trump ishte tërhequr gjatë mandatit të tij të parë.

Në fund të bisedës, Trump raportohet të ketë thënë: “Atëherë, do ta bëj,” ndërsa Obama qeshi. Pavarësisht spekulimeve, mbetet e paqartë se për çfarë diskutuan dy liderët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit

Detaje të një plani të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit iranian, i hartuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad, janë publikuar nga televizioni izraelit...
16:05 | 14/07/2026

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një oficer të lartë policie të Hamasit , u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e...
16:02 | 14/07/2026

Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar përsëriti këtë të martë qëndrimin e saj se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo tarifa pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump...
15:50 | 14/07/2026