Trump jep detaje nga takimi me Machadon: Kam respekt për të, do të flasim përsëri
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado. Trump vlerësoi Machadon teksa shpjegoi se përse nuk e mbështeti atë për të udhëhequr Venezuelën pas arrestimit të Nicolas Maduros.
“Epo, nëse ndonjëherë ju kujtohet një vend i quajtur Irak ku të gjithë u pushuan nga puna, çdo person i vetëm, policia, gjeneralët, të gjithë u pushuan nga puna, dhe përfunduan duke u bërë ISIS”, u tha Trump gazetarëve.
Ai theksoi se Machado nuk gëzonte respektin e popullit të saj për të udhëhequr vendin. Sa i përket takimit edhe Trump si Machado e cilësoi si një takim që shkoi mirë.
“Dje pata një takim të shkëlqyer me një person për të cilin kam shumë respekt, dhe ajo ka respekt, padyshim, për mua dhe vendin tonë, dhe më dha çmimin e saj Nobel”, tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se mori medaljen e Machados të Çmimit Nobel për Paqen. Trump u pyet nga gazetarët se pse do ta donte çmimin e dikujt tjetër teksa u shpreh se Machado ia ofroi si çmim.
Ai e cilësoi një gjest shumë të mirë nga Machado. Trump shtoi se do të takohet sërish më të dhe se ajo gëzon respektin e tij.
“Epo, ajo ma ofroi. Mendova se ishte shumë bukur. Ajo tha, e dini, ‘Ju keni përfunduar tetë luftëra dhe askush nuk e meriton këtë çmim më shumë se ju në histori’.
Dhe mendova se ishte një gjest shumë i mirë dhe, meqë ra fjala, mendoj se ajo është një grua shumë e mirë dhe do të flasim përsëri”, tha ai.
Përplasje para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve. Policia arreston Dritan Goxhajn
SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 15:15 Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë