Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” kërcënoi të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Iranin.
“Nuk do të ketë taksa kalimi në Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë gjatë periudhës së armëpushimit dhe nuk do të ketë taksa kalimi pas skadimit të periudhës 60-ditore, përveç nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse marrëveshja nuk përfundohet”, shkroi ai.
Ai shtoi se taksat do të jenë “për shërbimet e ofruara si Engjëll Mbrojtës për vendet e Lindjes së Mesme për qëllime të rimbursimit të kostove si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen dhe në të ardhmen”.
Komanda më e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit, Selia Qendrore Khatam al-Anbiya, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për trafikun e anijeve, duke përmendur shkelje të dyshuara të një marrëveshjeje armëpushimi nga SHBA-të dhe Izraeli.
Ajo tha se mbyllja ishte “hapi i parë” në përgjigje të asaj që e përshkroi si shkelje të angazhimeve dhe paralajmëroi se do të merren masa të mëtejshme nëse agresioni vazhdon.

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë