Trump kërkoi ta blinte, Kryeministri i Groenlandës distancohet nga Danimarka

4 Janar 2025 | 17:24

“Ka ardhur koha, që ne të ndërmarrim një hap dhe të formësojnë të ardhmen tonë”, tha kryeministri i ish-kolonisë daneze Mute Egede, në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri.  Kjo vlen edhe sa ka të bëjë me kë bashkëpunon ngushtë dhe cilët do të jenë partnerët e saj tregtarë. Vitet e kaluara në Groenlandë ka fituar forcë lëvizja e pavarësisë, por deri tani kryeministri ka qenë më i rezervuar lidhur lidhur me këtë temë. Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së ashtu si edhe më 2019 – ka sinjalizuar interesin për “pronësi dhe konotrll” të ishullit gjigand në Arktik. Egede e pati kundërshtuar menjëherë Trumpin prerazi dhe në fjalimin e tij sivjet nuk u përmend as politikani amerikan dhe as SHBA-ja.

Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës Nuuk është më afër Nju Jorkut se sa Kopenhagës.

Në Groenlandë më 6 pril do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. “Eshtë populli i Groenlandës që duhet të vendosë, nëse vendi duhet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në rrugën e pavarësisë. Ndaj periudha elektorale që këmi përpara duhet të jetë një periudhë, në të cilën populli groenlandez vendos, se si duhet të jetë e ardhmja e Groenlandës dhe sistemi i saj”, tha kryeministri Egede. Se kur mund të ndodhë kjo, ai e la të hapur. Një shumicë në vend është për pavarësinë, por ka mendime të ndryshme sa i përket planit kohor dhe pasojave të mundshme që priten ndaj standardit të jetesës.

Pasuri të mëdha dhe ekonomi e brishtë

Që nga viti 2009 ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi. “Historia dhe detyrimet aktuale kanë treguar, se në bashkëpunimin tonë me mbretërinë e nuk është arritur të vendoset barazia e plotë”, tha Egede. “Si edhe vende të tjera të botës ne duhet të punojmë, që të shmangim pengesat për bashkëpunimin – të cilat mund t’i konsiderojmë si pranga kolonializmi – dhe të ecim përpara. “Groenlanda deri më 1953 ka qenë kolon daneze, por ndërkohë është një territor i vetadministruar i mbretërisë. Kohët e fundit ngjallën indinjatë zbulimet lidhur me qëndrimet e padrejta të autoriteteve daneze në Groenlandë, ndër to edhe një fushatë për imponimin e natalitetit të kontrolluar në vitet 1960.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026