Trump kritikon sulmin izraelit në Doha: Nuk jam i kënaqur me asnjë aspekt të tij

10 Shtator 2025 | 09:10

Presidenti i SHBA Donald Trump ka shprehur zemërim dhe zhgënjim të thellë pas sulmit izraelit në Doha, duke e quajtur situatën “shumë të pakënaqshme në çdo aspekt”.

Duke folur me gazetarët mbrëmjen e djeshme në Uashington, Trump deklaroi:
“Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë – ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot.”

Ai shtoi më tej:

“Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme.”

Më herët gjatë ditës, në një postim në rrjetin e tij social, Trump tha se vendimi për të ndërmarrë sulmin ishte marrë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe jo prej tij.

Ai shtoi se në momentin kur administrata e tij ishte informuar nga ushtria amerikane, kishte qenë tepër vonë për ta ndaluar operacionin.

Presidenti theksoi se bombardimi i njëanshëm i Katarit – një vend që e përshkroi si “aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara” – nuk i shërbeu as interesave të Izraelit dhe as atyre të SHBA-së.

Në vijim, Trump bëri të ditur se kishte komunikuar me kryeministrin Netanyahu dhe Emirin e Katarit për t’i siguruar se një sulm i tillë nuk do të përsëritej në territorin e Katarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një imazh që duket se është krijuar me ndihmën e inteligjencës...
13:10 | 01/07/2026

Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë

Tre persona humbën jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de México gjatë festimeve për Kupën e Botës, njoftoi në orët e...
12:59 | 01/07/2026

Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima

Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në...
12:42 | 01/07/2026