Trump: Kushdo që blen naftë nga Irani s’do të lejohet të bëjë biznes me Uashingtonin

2 Maj 2025 | 08:29

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se blerësit e naftës dhe derivateve të naftës nga Irani do të përballen me sanksione dytësore dhe se ata “nuk do të lejohen të bëjnë biznes” me Uashingtonin.

“Të gjitha blerjet e naftës ose petrokimikateve iraniane duhet të ndalen menjëherë! Çdo vend ose person që blen çfarëdo sasie nafte dhe produktesh nafte nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore. Ata nuk do të lejohen të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë mënyrë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Komentet e Trump pasuan shtyrjen e bisedimeve të fundit të SHBA-së me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit, të cilat duhej të zhvilloheshin në Romë të shtunën.

Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se një datë e re do të caktohet “në varësi të qasjes së SHBA-së”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026