“Trump me imunitet absolut”, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit

25 Prill 2024 | 20:43

Anëtarët e Gjykatës së Lartë, si ata liberalë edhe ata konservatorë, duket se janë në një emërues të përbashkët për një të vërtetë bazë të sistemit amerikan të qeverisjes: Askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti.

“Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, edhe nëse një person qëllon të jetë president për një periudhë kohore”, shkruante anëtari i kësaj gjykate Samuel Alito në vitin 2020.

Por ish-presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij ligjor po e vënë në provë këtë parim themelor të enjten, ndërsa Gjykata e Lartë po shqyrton përpjekjen e kandidatit republikan për të shmangur ndjekjen penale lidhur me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat ai humbi ndaj demokratit Joe Biden.

Avokatët e zotit Trump po argumentojnë se ish-presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet e tyre ndërsa janë në detyrë. Përndryshe, thonë ata, ndjekjet e motivuara politikisht të ish-presidentëve do të bëheshin diçka rutinë dhe presidentët nuk do të mund të funksiononin si komandantë të përgjithshëm, nëse do t’u duhej të shqetësoheshin se mund të ekspozoheshin ndaj akuzave penale.

Gjykatat më të ulëta i kanë hedhur poshtë këto argumente, përfshirë një trupin prej tre anëtarësh të gjykatës së apelit në Uashington që arriti unanimisht në këtë përfundim. Por edhe nëse Gjykata e Lartë arrin në të njëjtin përfundim, koha e dhënies së vendimit mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe vetë vendimi.

Gjykata pritet ta nxjerrë vendimin në fundit të sesionit të tanishëm, në qershor, afërsisht katër muaj përpara zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026