Trump reagon pas gjyqit ndaj tij: Duhet të isha në fushatë tani, po më pengojnë
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij jashtë gjykatës pas seancës së sotme kundër tij.
“Ky është një rast që askush nuk ka dashur ta sjellë”, pohon ai, sipas mediave të huaja.
Është një “rast i mbajtjes së kontabilitetit, që është një gjë shumë e vogël në aspektin ligjor”, thotë ai.
“Ky është një rast kur ju paguani një avokat, ai është avokat dhe e quajnë shpenzim ligjor, pikërisht ky është termi që përdorin, shpenzim ligjor”, tha Trump.
“Unë jam kandidati kryesor, po mposht Bidenin, po mposht republikanët tani, unë kam nominimin dhe kjo është ajo për të cilën ata përpiqen të më heqin nga gjurma e fushatës”, tha ai më tej.
Trump tha se në momentin që ai duhet të ishte në shtete të ndryshme të SHBA-ve për të bërë fushatë, ndodhet në gjyq dhe kjo sipas tij do të vazhdojë ta pengojë për një kohë të gjatë.
“Unë duhet të jem në Giorgia tani, duhet të jem në Florida tani, duhet të jem në shumë vende të ndryshme tani për të bërë fushatë dhe jam ulur këtu dhe kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë”, shtoi Trump.
“Është shumë e padrejtë dhe gjyqtari është në konflikt siç e dini. Është shumë e padrejtë ajo që po ndodh dhe unë duhet të lejohem të bëj fushatë”, përfundoi Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë