Trump: Në Gazë duhet të krijohet një forcë e re policore
Gjatë fjalimit në samitin për paqe në Egjipt, Trump tha se në Gazë duhet të krijohet një forcë e re policore.
“Ne po ashtu jemi pajtuar se rindërtimi i Gazës kërkon që zona të çarmatoset, në mënyrë që një forcë policore civile të lejohet të krijojë kushte të sigurta për njerëzit në Gazë”, tha ai.
Trump bëri thirrje për bashkëpunim, që siç tha “më në fund na ka sjellë në këtë përparim të pabesueshëm dhe historik”.
“Kjo është hera e parë që kriza e Lindjes së Mesme i ka bashkuar njerëzit, në vend që t’i ndajë ata, dhe për të deklaruar se e ardhmja jonë nuk do të sundohet nga grindjet e brezave të kaluar, gjë që është marrëzi. Pra, së bashku, le të vazhdojmë në frymën e bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë që më në fund na ka sjellë në këtë përparim të pabesueshëm dhe historik”, tha Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe disa udhëheqës të tjerë botërorë nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Gaza gjatë një samiti në Egjipt.
Më herët gjatë ditës, Trump përshëndeti “agimin e një Lindjeje të Mesme të re” në fjalimet e tij para parlamentit izraelit.
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës