Trump: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht 2025 | 21:12

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura që u zhvillua, si dhe pas fotos familjare me udhëheqësit evropianë, tashmë një tjetër deklaratë vjen nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ky i fundit ka mbledhur në një tryezë Zelenskyn dhe të gjithë liderët evropainë për të tjera diskutime ku një ndër disa tema që ka diskutuar, ishte dhe një takim i mundshëm trepalësh me Zelenskyn dhe Putin.

“Evropianët ne do t’i ndihmojmë. Duhet folur dhe diskutimi i mundshëm i territoreve, është dicka e trishtueshme por duhet negociuar. Kemi Zelenskyn, me të cilin u takuam pak më parë dhe që përpiqet për një takim trepalësh që të bëhet sa më parë, dhe për këtë duhet të punoj unë dhe presidenti rus Putin.

Mendoj se gjëra shumë të mira mund të vijnë së shpejti dhe kam caktuar një takim me Putin. Besoj se do të shkoj në këtë takim, sepse shumë njerëz mund të shpëtojnë nga vdekja. 6 mijë njerëz po vriten në javë. Po punojmë për arritjen e një paqeje afatgjatë që momentalisht nuk po ndodh, por Zelensky dhe Putin mund të flasin pak më shumë për këtë çështje. Nuk patëm armëpushim, por personalisht nuk e di nëse është i nevojshëm. Mendoj se mund të arrijmë diçka në një të ardhme të afërt.

Nëse unë braktis procesin atëherë një luftë e re mund të nisë, por mezi pres të punoj me ju dhe të arrijmë rezultate të shkëlqyra. Ju jeni liderët e vendeve kryesore te Evropës dhe mund të flisni edhe në emër të vendeve të tjera evropiane. Tema kryesore ku përfshihet Evropa është ajo e garantimit të sigurisë për Ukrainën”, u shpreh Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026