Trump nis hetim federal ndaj Fondacionit Shoqëria e Hapur të George Soros
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një ofensivë të re ligjore ndaj Fondacionit Shoqëria e Hapur, e financuar nga miliarderi George Soros.
Sipas një raportimi të New York Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka urdhëruar të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland që të shqyrtojnë pretendimet ndaj degëve të fondacionit Open Society.
Fondacioni akuzohet për një sërë shkeljesh të rënda, përfshirë mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe zhvatje. Si bazë për nisjen e hetimeve përmendet një raport i organizatës konservatore Capital Research Center, i cili pretendon se Fondacioni Shoqëria e Hapur ka financuar me mbi 80 milionë dollarë grupe të dyshuara për lidhje me dhunë ose terrorizëm.
Një nga rastet e përmendura është ai i grupit palestinez për të drejtat e njeriut al-Haq, që në vitin 2022 u shpall nga Izraeli si mbulesë për aktivitete terroriste.
Në një reagim zyrtar, Fondacioni Shoqëria e Hapur i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si “politikisht të motivuara dhe të rrezikshme për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, thuhet në deklaratë.
Presidenti Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj George Soros, të cilin e ka akuzuar për financim të “kaosit politik” dhe mbështetje të kundërshtarëve të tij. Ai ka bërë thirrje të përsëritura për hetimin dhe ndëshkimin e miliarderit hungarezo-amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin