Trump njoftoi planifikimin e takimit me Putin, reagon Kremlini
Kremlini ka reaguar mëngjesin e kësaj të premteje ndaj pretendimit të Donald Trump për një takim të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se organizimi i një takimi mund të bëhet më konkret pas betimit të Trump si president i SHBA-së në fund të këtij muaji.
Peskov theksoi se Moska mirëpret gatishmërinë e Trump për të zgjidhur problemet përmes dialogut dhe e cilësoi këtë si një hap pozitiv.
“Moska ka qenë gjithmonë e hapur për kontakte me liderët ndërkombëtarë, përfshirë presidentin e SHBA-së. Presidenti Putin e ka deklaruar këtë në mënyrë të përsëritur. Për një takim nuk nevojiten parakushte, por dëshirë dhe vullnet politik të ndërsjellë,” tha Peskov.
Ai shtoi: “Zoti Trump ka shprehur gatishmërinë për dialog, dhe ne e mirëpresim këtë. Aktualisht nuk ka specifika, por presim zhvillime pas inaugurimit të tij.”
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij