Trump njoftoi se do të dorëzohet tek autoritetet në Xhorxhia të enjten
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në mediat sociale se planifikon t’i dorëzohet autoriteteve në Atlanta të enjten në lidhje me një aktakuzë të ngritur kundër tij në shtetin e Xhorxhias për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
“Unë do të shkoj në Atlanta, Georgia të enjten për t’u arrestuar”, tha Trump, i cili kandidon për president në vitin 2024, sipas Reuters.
Trump e përshkroi aktakuzën si një përpjekje të motivuar politikisht për të prishur fushatën e tij për rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët, CNN raportoi se Trump planifikoi t’i dorëzohej autoriteteve në burgun e kontesë Fulton në Atlanta të enjten pas një marrëveshjeje që ekipi i tij ligjor arriti me Zyrën e Prokurorit të Qarkut Fulton.
Në një aktakuzë prej 98 faqesh të ngritur në Gjeorgji dhe të pavulosur javën e kaluar, Trump dhe 18 bashkëpunëtorë të tjerë u akuzuan për gjithsej 41 krime në lidhje me përpjekjet për të ndryshuar humbjen e Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët