Trump paralajmëron Rusinë për pasoja shumë të rënda nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, premtoi “pasoja shumë të rënda” për Rusinë nëse presidenti i saj, Vladimir Putin, nuk pranon t’i japë fund luftës në Ukrainë gjatë takimit të të dy udhëheqësve të premten.
“Do të ketë pasoja”, tha Trump sapo gjatë një aktiviteti në Qendrën Kennedy në Uashington.
I pyetur nëse kjo do të thoshte sanksione apo tarifa të reja, Trump ngurroi.
“Nuk kam nevojë të them”, tha ai, duke shtuar vetëm: “Do të ketë pasoja shumë të rënda”.
Trump më parë kishte kërcënuar me sanksione të reja ndaj Moskës si ndëshkim për luftën në Ukrainë, duke vendosur të premten e kaluar si afat për t’i vendosur ato, nëse Putini nuk do të ulej në tryezën e negociatave.
Ky afat erdhi dhe iku pa sanksione të reja, të cilat mund të kishin efekt të kufizuar duke pasur parasysh nivelet e ulëta të tregtisë midis SHBA-së dhe Rusisë.
Trump ka kërcënuar gjithashtu me sanksione dytësore vendet që blejnë energji ruse. Ndërsa vendosi taksa të reja mbi Indinë, blerësin numër dy të naftës ruse, ai nuk i vendosi taksat e reja klientes më të madhe të Indisë, Kinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret