Trump paralajmëron udhëheqësit në Minesota: Do detyrohem të veproj nëse protestat vazhdojnë

16 Janar 2026 | 18:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi udhëheqësit në Minesota se mund të ndërhyjë nëse protestat vazhdojnë për shkak të aktiviteteve të zbatimit të ligjit për emigracionin.

“Në Minesota, Shkatërruesit, Agjitatorët dhe Kryengritësit janë, në shumë raste, profesionistë të paguar mirë”, shkroi Trump në Truth Social të premten.

“Guvernatori dhe Kryetari i Bashkisë nuk dinë çfarë të bëjnë, e kanë humbur plotësisht kontrollin dhe aktualisht po bëhemi të pa dobishë. Nëse, dhe kur të jem i detyruar të veproj, do të zgjidhet shpejt dhe efektivisht”,u shpre ai.

Trump nuk tha se do ta përdorte Aktin e Kryengritjes për të dërguar ushtrinë në Minesota. Një ditë më parë, ai tha se do ta përdorte ligjin nëse do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund shpejt absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026