Trump pas operacionit në Venezuelë: Sulmi në Karakas, i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore

3 Janar 2026 | 18:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, doli në një komunikim për mediat, një dalje pas operacionit që forcat amerikane kryen në Venezuelë, gjë që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij.

Trump theksoi se ky operacion ishte shumë i suksesshëm dhe se asnjë trup amerikan nuk humbi jetën.

“Në bazë të udhëzimeve të mia, SHBA, forcat e armatosura të saj, kryen një operacion në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, me fuqi ushtarake, nga i cili u zhvilluan në mënyrë spektakolare një operacion që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky ishte një nga angazhimet më të fuqishme të SHBA-së, njësoj si sulmi ndaj gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe si ai ndaj impianteve bërthamore iraniane.
Asnjë vend në botë nuk mund të arrijë atë që arritën trupat amerikane në një periudhë kaq të shkurtër. Të gjitha forcat ushtarake venezueliane u paralizuan dhe forcat amerikane në momentin kur dritat në Karakas ishin fikur dhe nga ekspertiza që kemi bërë, arrestuan së bashku me bashkëshorten e tij presidentin Maduro. Të dy ata do të përballen me drejtësinë amerikane dhe do të përballen me gjykatën e Nju Jorkut për trafik droge. Asnjë njësit ushtarake nuk ka arritur një sukses të tillë më parë.
Ka qenë një bashkëpunim edhe me forcat ligjzbatuese të SHBA. Trupat vendase ishin në gadishmëri, por ato u neutralizuan, kapacitetet e tyre u asgjësuan nga njësitë speciale të SHBA-së. Ishte diçka e pabesueshme. Asnjë anëtar i trupave amerikane nuk humbi jetën, asnjë paisje ushtarake nuk u humb gjatë operacionit”, u shpreh Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026