Trump për bisedimet me Iranin: Preferoj që çështja bërthamore të zgjidhet përmes diplomacisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se, ndërsa preferon një zgjidhje diplomatike me Iranin, nuk do të lejojë që Teherani të pajiset me armë bërthamore në asnjë rrethanë.
Duke folur gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit në vitin 2026 para një sesioni të përbashkët të Kongresit, Trump theksoi se negociatat janë duke vazhduar.
“Ne jemi në negociata me ta. Ata duan të bëjnë një marrëveshje, por ne nuk i kemi dëgjuar ato fjalë sekrete: ‘Ne kurrë nuk do të kemi një armë bërthamore’. Preferenca ime është ta zgjidh këtë problem përmes diplomacisë. Por një gjë është e sigurt: Nuk do të lejoj kurrë që sponsori numër një i terrorizmit në botë, që është padyshim, të ketë një armë bërthamore. Nuk mund ta lejoj që kjo të ndodhë”, tha ai.
Trump pretendoi se Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë SHBA-në.
“Ata kanë zhvilluar tashmë raketa që mund të kërcënojnë Evropën dhe bazat tona jashtë shtetit, dhe po punojnë për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Delegacionet nga Irani dhe SHBA-ja do të zhvillojnë një raund të tretë të negociatave indirekte bërthamore nën ndërmjetësimin e Omanit në Gjenevë të Zvicrës të enjten.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha të martën se Teherani do të rifillojë bisedimet me SHBA-në në Gjenevë “me vendosmëri për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë në kohën më të shkurtër të mundshme”.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)