“Më lutej për foto”, Trump për Meloni: I ra popullariteti në Itali pasi i ktheu shpinën SHBA-së, tani do sërish të jemi miq

20 Qershor 2026 | 14:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që ka krijuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Në një postim në Truth Social, Trump ka këmbëngulur se Meloni i ka kërkuar vazhdimisht atij të bëjnë një foto gjatë samitit të G7 në Francë. Ndër të tjera, ai shprehet se popullariteti i Melonit në Itali ka rënë ndjeshëm, pasi, sipas tij, ajo i ka kthyer shpinën Amerikës kur i kërkoi përdorimin e bazave ajrore dhe në rastin kur ajo mbrojti Papa Leon gjatë kritikave të Trump.

 “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më ka kërkuar vazhdimisht të bëjmë një foto gjatë samitit të G7 në Francë. Ajo po shkon dobët në Itali për sa i përket popullaritetit të saj, ndoshta sepse i ka kthyer shpinën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend që e do dhe e mbron vërtet Italinë, kur bëhej fjalë për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore, por këtë e ka bërë edhe NATO, gjithsesi!. Ajo madje nuk na lejoi të përdorim pistat apo aeroportet e Italisë, gjë që ishte një pengesë e madhe logjistike, dhe kjo pavarësisht faktit se SHBA kontribuon me qindra miliarda dollarë çdo vit për të mbrojtur Italinë dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Tani, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Iranin ushtarakisht, ajo dëshiron sërish të jetë mike për të rritur “numrat” e saj të popullaritetit. Jo, faleminderit”, ka shkruar presidenti Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve

Rusia tha të premten se ishte e hapur për dialog me vendet evropiane, por nuk do të pranonte ultimatume, ndërsa shtohen shenjat se BE-ja mund...
14:29 | 20/06/2026

Medvedev: Izraeli i pakënaqur me marrëveshjen SHBA-Iran, mund të kërkojë veprime të mëtejshme

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi të shtunën se Izraeli ka qenë i pakënaqur me marrëveshjen SHBA-Iran dhe mund të kërkojë...
13:55 | 20/06/2026

Përfshihet nga flakët resorti luksoz në Republikën Dominikane, humb jetën një turiste italiane (VIDEO)

Një zjarr masiv dogji pothuajse plotësisht një resort luksoz në Republikën Dominikane të premten, duke detyruar evakuimin e gati 1,700 pushuesve, thanë autoritetet. Mediat lokale...
13:43 | 20/06/2026