Trump përfundon takimin me liderët evropianë, por jo me Zelenskyn

18 Gusht 2025 | 23:28

Burime në delegacionin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë i thanë BBC-së se bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve kryesorë evropianë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe sekretarin e NATO-s Mark Rutte, kanë përfunduar sot pasdite.

Megjithatë, burimet theksojnë se presidentët Trump dhe Volodymyr Zelensky janë ende në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë për bisedime të mëtejshme  “ndoshta në një format të ndryshëm”.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, Trump ndërpreu papritur bisedimet me liderët evropianë për të zhvilluar një telefonatë direkte me presidentin rus Vladimir Putin.

Për më tepër, burimet njoftojnë se intervista e planifikuar më parë e Zelensky-t me Fox News është anuluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026