Trump përmend Ramën, Milein, Orban në fjalimin e tij në Bordin e Paqes
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, ndër ta edhe kryeministrin Edi Rama ndërsa për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se po bën një punë shumë të mirë.
“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati im, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump.
Po ashtu ndër shtetet që falenderoi në fjalën e tij, Trump përmendi Shqipërinë dhe Kosovën.
Në fjalën e tij hapëse, Trump theksoi se liderët pjesëmarrës në këtë mbledhje të parë bëjnë pjesë ndër udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. Ai u shpreh se bordi është krijuar për të ndërtuar paqe dhe se disa konflikte shumëvjeçare kanë arritur të mbyllen.
“Jemi përgjegjës bashkë me njerëzit që janë këtu. Disa luftëra që kanë zgjatur 30–32 vjet kemi arritur t’i mbyllim. Kemi shumë punë për të bërë dhe po vazhdojmë të bëjmë punë të mirë. Kemi skuadrën më të mirë që kemi pasur deri tani. Është kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Ky është një nga bordet më me peshë të krijuar ndonjëherë. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. Kemi ftuar shumë njerëz, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Ky bord u themelua për paqe”, deklaroi ai.
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri