Trump përplaset me Netanyahun: Nuk dua të dëgjoj më se uria është gënjeshtër
Një bisedë e tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka dalë në dritë, ku dy liderët u përplasën për situatën humanitare në Rripin e Gazës.
NBC News raporton se gjatë një telefonate më 28 korrik, Trump ndërpreu papritur Netanyahu, pasi ky i fundit mohoi ekzistencën e urisë në Gaza. Kryeministri izraelit kishte deklaruar publikisht nga Jerusalemi se “nuk ka uri në Gaza” dhe se kjo krizë ishte një “manipulim propagandistik” nga Hamasi.
Trump, i revoltuar, i tha Netanyahu-së:
“Nuk dua të dëgjoj më se uria është e rreme,” duke shtuar se kishte parë imazhe të fëmijëve që vuajnë nga uria dhe prova nga ndihmësit e tij që dëshmonin për këtë emergjencë humanitare.
Zyra e Netanyahut mohoi kategorikisht incidentin, duke e cilësuar si “lajm absolutisht të rremë” dhe duke mohuar ndonjë përplasje verbale mes dy liderëve.
Ky debat erdhi ndërsa OKB-ja ka paralajmëruar për një krizë të rëndë ushqimore në Gaza, ku shumë familje përballen me mungesë të ushqimit dhe ujit. Ndërkohë, Izraeli mohon se kufizon furnizimet dhe i akuzon grupet palestineze për shpërdorim të situatës.
Pas përplasjes, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u nis në rajon për të koordinuar ndihmën humanitare, ndërsa zyrtarët izraelitë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.
Situata në Rripin e Gazës mbetet një nga temat më të nxehta të politikës ndërkombëtare, me shqetësime të mëdha për fatin e civilëve në mes të konfliktit.
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit