Trump përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza: U arrit falë fitores sonë

15 Janar 2025 | 20:32

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, e cila përfshinë lirimin e një pjese të pengjeve përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.

“Ne kemi një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit!”, thuhet në postimin e Presidentit të zgjedhur Trump.

I dërguari i posaçëm i Presidentit të zgjedhur Trump iu bashkua këshilltarit të Presidentit Biden për Lindjen e Mesme në bisedimet e zhvilluara në Doha të Katarit.

“Marrëveshja epike e armëpushimit u bë e mundur për shkak të fitores sonë historike në nëntor, që sinjalizoi të gjithë botën se administrata ime kërkon paqe dhe marrëveshje të nogociuara për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve dhe aleatëve tanë”, thuhet në postimin e zotit Trump. “Jam i gëzuar që pengjet amerikane dhe izraelite do të kthehen në shtëpi dhe do të bashkohen me familjet dhe të dashurit e tyre”.

Presidenti i zgjedhur Trump u zotua javën e kaluar se nëse nuk do të arrihej një marrëveshje armëpushimi para fillimit të mandatit të tij, atëherë Hamasi do të përballej me pasoja të mëdha.

Zoti Trump gjithashtu tha se i dërguari i tij për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të vazhdojë “të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për t’u siguruar që Gaza kurrë të mos bëhet strehë e sigurt për terroristët”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026