Trump pranon nominimin e republikanëve: Do t’i jap fund luftërave

19 Korrik 2024 | 08:15

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale – nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve.

Në fjalim, ai e ka përshkruar si e ka përjetuar atentatin ndaj tij ditë më parë.

“Nuk ishte supozuar të isha sonte këtu”, ka thënë Trump para mijëra pjesëmarrësve, të cilët e kanë dëgjuar në qetësi.

“Pati gjak duke rrjedhur gjithandej, por në një mënyrë kam pasur besim, sepse e kam pasur Zotin në anën time”.

Trump ka pësuar një lëndim në veshin e djathtë, kur sulmuesi i identifikuar nga autoritetet amerikane si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçar, e ka goditur atë dhe turmën e mbledhur në kuadër të fushatës, para se të vritej prej Shërbimit Sekret, më 13 korrik.

Një anëtar i audiencës ka vdekur nga plagët e marra.

Trump është zotuar për t’iu dhënë fund konflikteve në botë, përfshirë atë në Ukrainë.

Në adresimin e tij 92-minutësh – më të gjatin ndonjëherë në historinë e Konventës – Trump i ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të presidentit aktual, Joe Biden, përfshirë largimin kaotik të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, në gusht të vitit 2021.

Teksa ka përsëritur shumë pretendime të rreme, të cilat i ka bërë edhe në të kaluarën, për “vjedhjen” e zgjedhjeve më 2020, krimin në Shtetet e Bashkuara, ekonominë dhe politikat e imigrimit, Trump ka thënë se mund t’i ndalë luftërat “me një thirrje telefonike”.

Këtë deklaratë, disa e kanë parë si referencë për luftën në Ukrainë, të nisur nga Rusia më 2022.

Ai është zotuar edhe për kthim të “pengjeve amerikane” në shtëpi, të cilat po mbahen në shumë vende të botës, referencë që besohet se përfshin disa shtetas amerikanë që mbahen aktualisht në Rusi.

Në disa raste përgjatë fjalimit, ai ka folur me tone më të buta dhe me mesazhe shumë personale, të lidhura nga përvoja e tij e atentatit dhe mundësitë për vdekje.

“Ndasitë në shoqërinë tonë duhet të shërohen. Duhet t’i shërojmë shpejt. Si amerikanë, ne jemi të lidhur me fatin e njëjtë. Ne rritemi bashkë. Ose rrëzohemi bashkë”, ka thënë Trump, duke mbajtur një fashë në veshin e djathtë, pas goditjes që ka përjetuar gjatë atentatit të shtunën.

“Po garoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore duke siguruar fitoren e gjysmës së Amerikës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026