Trump premton “boom” ekonomik, fajëson Biden për gjendjen aktuale

18 Dhjetor 2025 | 13:09

Presidenti Donald Trump ka mbajtur një fjalim të ngarkuar me tone politike, ku ka folur për fitore të mëdha gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, pavarësisht rritjes së pakënaqësisë për situatën ekonomike.

Fjalimi i Trump ishte një përsëritje e mesazhit të tij të fundit, që nuk ka qenë në gjendje të largojë ankthin publik për koston e ushqimeve dhe strehimit.

Ndërsa Trump kishte premtuar një “boom” ekonomik, inflacioni në Shtetet e Bashkuara ka mbetur i lartë dhe tregu i punës është dobësuar pas vendosjes së taksave të importeve.

Gjithsesi, gjatë fjalimit shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se personeli ushtarak amerikan prej 1.45 milion njësish do të marrë atë që njihet si “dividenti i luftëtarit”, me vlerë 1 mijë e 776 dollarë.

Trump theksoi se kjo mbështetje financiare ishte mundësuar nga të ardhurat e akumuluara nga tarifat e tij, edhe pse ato kanë qenë përgjegjëse për rritjen e çmimeve.

“Pagesat janë rrugës”, tha Trump, duke saktësuar se shuma totale që do të paguhet arrin në 2.6 miliardë dollarë.

Deklarata e Trump vjen në një moment kyç teksa ai përpiqet të rindërtojë popullaritetin e tij, që po çrrënjoset dita ditës.

Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve në moshë të rritur janë të pakënaqur nga menaxhimi që presidenti po i  bën ekonomisë.

Por sërish, Trump u përpoq të largonte shqetësimet dhe t’ia vinte fajin paraardhësit të tij, Joe Biden. “11 muaj më parë trashëgova një rrëmujë, të cilën po e ndreq tani. Ne do të kemi një “boom” ekonomik, përmasat e të cilit bota nuk i ka parë kurrë”, tha Trump.

Viti 2026 do të jetë një test për lidershipin e Trump, pasi vendi do të mbajë zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit

Një rrotull i lashtë papirusi, që i mbijetoi shpërthimit shkatërrues të malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit, është deshifruar për herë të parë pa...
18:21 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026

Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C

Portugalia po përballet me një valë të fortë të nxehti që pritet të zgjasë të paktën një javë, duke sjellë temperatura shumë të larta dhe...
18:02 | 01/07/2026