Trump refuzon ta quajë Putinin “një diktator”, siç bëri me Zelenskyn
Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ta etiketojë homologun e tij rus, Vladimir Putin, si një diktator, pavarësisht se javën e kaluar e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të njëjtin term.
Në një konferencë për shtyp të hënën, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump u pyet nëse do ta konsideronte Putinin diktator, por ai shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë.
“Unë nuk i përdor ato fjalë me lehtësi… Mendoj se do të shohim se si do të funksionojë gjithçka,” tha Trump, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Deklaratat e tij vijnë pas përshkallëzimit të retorikës kundër Zelenskyt. Javën e kaluar, Trump e quajti liderin ukrainas një “komedian modest” që “refuzon të mbajë zgjedhje”, duke e akuzuar për mungesë demokracie në Ukrainë. Këto deklarata ngjallën reagime të shumta, përfshirë edhe nga The New York Post, e cila publikoi një faqe të parë me imazhin e Putinit me titullin: “Ky është një diktator”.
Trump kritikoi mungesën e zgjedhjeve në Ukrainë, duke i bërë jehonë një narrative të përdorur edhe nga Kremlini. Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u pezulluan në shkurt të vitit 2022 pas shpalljes së ligjit ushtarak, si përgjigje ndaj pushtimit të plotë nga Rusia.
Putin ka deklaruar se Zelensky “nuk ka të drejtë të nënshkruajë asnjë marrëveshje paqeje”, duke pretenduar se ai ka humbur legjitimitetin për shkak të mungesës së zgjedhjeve. Kjo është një nga strategjitë e Kremlinit për të delegjitimuar qeverinë ukrainase në arenën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor