Trump: SHBA goditi anijen nga Venezuela, u vranë 11 terroristë të TDA-së së Maduros

3 Shtator 2025 | 07:26

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të SHBA-së kanë kryer mëngjesin e së mërkurës një sulm të drejtpërdrejtë kundër anëtarëve të organizatës kriminale ndërkombëtare “Tren de Aragua”, të shpallur zyrtarisht si organizatë e huaj terroriste nga qeveria amerikane.

Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenti Trump përmes një deklarate në rrjetin social “Truth Social”, ku ai konfirmon se operacioni është kryer me urdhër të tij të drejtpërdrejtë.

Mëngjesin e sotëm, me urdhërin tim, Forcat Ushtarake të SHBA-së kryen një sulm kinetik kundër terroristëve narkotikë të Tren de Aragua. TDA është një Organizatë e Huaj Terroriste e shpallur zyrtarisht, që operon nën kontrollin e Nicolas Maduro-s, përgjegjëse për vrasje masive, trafik droge, trafik seksual dhe akte dhune e terrori nëpër Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë Hemisferën Perëndimore.”-shkruan Trump.

Sipas deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë, operacioni është zhvilluar në ujërat ndërkombëtare, ndërsa anëtarët e grupit kriminal ndodheshin në një mjet detar duke transportuar lëndë narkotike të paligjshme me destinacion SHBA-në.

Sulmi ndodhi ndërsa terroristët ishin në det, në ujërat ndërkombëtare, duke transportuar lëndë narkotike të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara. Si rezultat i sulmit, 11 terroristë u vranë në veprim. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm.”-vijon Trump.

Presidenti Trump përfundon deklaratën me një paralajmërim të ashpër për të gjitha grupet kriminale që mund të mendojnë të trafikojnë drogë drejt territorit amerikan:

Ju lutem, merreni këtë si paralajmërim për këdo që edhe vetëm mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj këtij çështjeje!”-përfundon Trump.

Organizata “Tren de Aragua”, e themeluar në Venezuelë, është përshkruar nga autoritetet amerikane si një nga rrjetet më të dhunshme dhe të sofistikuara kriminale në hemisferën perëndimore, me aktivitete që përfshijnë trafik ndërkombëtar droge, shfrytëzim seksual, krim të organizuar dhe dhunë ekstreme në disa shtete të Amerikës Latine dhe në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026