Trump: SHBA-të nuk janë më të përfshira financiarisht në krizën e Ukrainës

3 Dhjetor 2025 | 07:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij nuk është më i përfshirë në krizën ukrainase për sa i përket financimit të saj.

“Siç e dini, kemi një problem me një luftë që populli ynë po përpiqet ta zgjidhë tani me Rusinë dhe Ukrainën. Ne nuk jemi më të përfshirë në luftë nga ana monetare”, tha ai në një mbledhje të kabinetit.

“Biden dha 350 miliardë dollarë sikur të ishin karamele. Kjo është një shumë e madhe parash dhe shumica e tyre në para të gatshme, shumë prej tyre në pajisje. Unë nuk jap asgjë. Ne ia shesim pajisjet NATO-s. Kombet evropiane na paguajnë për pajisjet me çmimin 100% dhe pastaj i sjellin në Ukrainë, ose çfarëdo që bëjnë me to. Por ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të ishte e nënta dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim”, shtoi Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026