Trump shpall fitoren: Një lëvizje e pabesueshme, do ju bëj të lumtur dhe krenarë
Kandidati republikan për president dhe sipas të gjithave presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është drejtuar mbështetësve të mbledhur në selinë e fushatës së tij në Floridë.
Ai e cilësoi fitoren në këto zgjedhje një lëvizje e pabesueshme që askush se kushte parë duke premtuar se do të bëjë gjithçka për t’i bërë krenarë amerikanët.
Trump tha: “Ne do të ndihmojmë vendin tonë të shërohet”, ndërsa u zotua të rregullojë kufijtë, duke shtuar se ai dhe partia e tij bënë histori për një arsye.
“Kjo është një fitore madhështore për popullin amerikan, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, shtoi ai, duke përdorur sloganin dhe frazën e tij të fushatës.
Deri më tani, Trump ka fituar 267 vota elektorale, ndërsa Harris 214.
Për të fituar, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 270 vota.
“Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm”, ka thënë Trump, si referencë për fitoren e republikanëve në Senat, i cili deri më tani është kontrolluar nga Partia Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit