Trump: Sulmet në Iran, sukses spektakolar ushtarak! Tani duhet paqe

22 Qershor 2025 | 08:09

Pasi njoftoi sulmet “shumë të suksesshme” të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dalë në në deklaratë ku u shpreh se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak.

Sipas Trump objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht. “Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe”.

Fjalimi i plotë i Trump:

Pak kohë më parë, ushtria amerikane kreu sulme masive me precizion të lartë në tre objektet kryesore bërthamore të regjimit iranian: Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite me radhë, ndërsa ata ndërtonin këtë ndërmarrje tmerrësisht shkatërruese. Objektivi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që përbënte shteti numër një në botë, sponsori i terrorizmit.

Sonte, mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht. Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe.

Nëse nuk e bëjnë këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta.

Për 40 vjet, Irani ka thënë: “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit”.

Ata kanë vrarë njerëzit tanë, duke ua hedhur në erë krahët, duke ua hedhur në erë këmbët me bomba buzë rrugës – kjo ishte specialiteti i tyre.

Ne humbëm mbi një mijë njerëz dhe qindra mijëra të tjerë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e urrejtjes së tyre, në veçanti, shumë prej tyre u vranë nga gjenerali i tyre, Qassem Soleimani .

E vendosa prej kohësh që nuk do ta lejoja këtë të ndodhte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026