Trump sulmon Biden pas diagnostikimit me kancer: Mos ndjeni keqardhje, është i lig

31 Maj 2025 | 14:02

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentit aktual Joe Biden, pas njoftimit se ky i fundit është diagnostikuar me kancer të prostatës në fazën e katërt. Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, në praninë e miliarderit Elon Musk, Trump tha se nuk ndien keqardhje për Biden dhe e cilësoi atë si njeri “të lig”.

“Nëse ju vjen keq për të, mos u ndjeni keq. Ai ka lënduar shumë njerëz. Sinqerisht, nuk më vjen aspak keq për të”, deklaroi Trump. Më tej, ai e përshkroi Bidenin si “një person disi të lig”, duke shtuar: “Ai ka qenë gjatë gjithë jetës një njeri jo shumë i zgjuar, por me tendenca ligësie”.

Biden bëri të ditur javën e kaluar se ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës. Ai u shpreh optimist mbi trajtimin, duke theksuar se “prognoza është e mirë” dhe se pret që ta mposht sëmundjen e rëndë.

Komentet e Trump janë bërë në një moment kur një pjesë e republikanëve kanë ngritur dyshime mbi mënyrën se si është komunikuar diagnoza e Bidenit me publikun. Trump shtoi se ishte “i befasuar” që lajmi nuk ishte bërë publik më herët, duke iu bashkuar zërin kritikëve se sëmundja e Biden është mbajtur e fshehtë gjatë presidencës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Chris Meagher, hodhi poshtë pretendimet për mungesë transparence, duke sqaruar se diagnoza u bë publike më 18 maj dhe se Biden nuk kishte më parë një histori të tillë mjekësore. Sipas tij, testet rutinë nuk kishin treguar shenja të kancerit në vitet e mëparshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026