Trump takon ligjvënësit republikanë, thekson objektivin për masa të forta kufitare
Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikanë të hënën me një fjalim përmbledhës të javës së tij të parë në detyrë dhe u kërkoi atyre të mbështesin goditjen e tij ndaj emigracionit të paligjshëm dhe propozimet për sigurinë kufitare.
“Ne nuk kërkojmë ndjesë dhe po veprojmë me shumë shpejtësi”, tha Presidenti Trump.
“Unë vërtet fokusohem tek kufiri më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ai, duke ia ulur rëndësinë inflacionit, një çështje që mbështeti kandidimin e tij vitin e kaluar, por që mbi të cilën ai ka më pak kontroll si president.
Duke folur në takimin vjetor për politikat të ligjvënësve republikanëve, Presidenti Trump i bëri të qarta ambiciet e tij politike ndërsa i nxiti ligjvënësit të mbështesin axhendën e tyre konservatore.
“Ne po krijojmë një shumicë të re politike që po shkatërron dhe po zëvendëson koalicionin ‘New Deal’ të Franklin Roosevelt-it, që dominoi politikën amerikane për më shumë se 100 vite”, tha ai.
Konferenca po mbahet në ‘Trump National Doral Miami’, një vendpushim elegant me katër fusha golfi në pronësi të presidentit miliarder. Edhe pse republikanët janë euforikë për fitoret zgjedhore që u kanë dhënë kontroll të plotë në Uashington, ata do të përballen gjithashtu me negociata të vështira në javët dhe muajt e ardhshëm.
Atyre u duhet të gjejnë konsensusin për një projekt-ligj shpenzimesh buxhetore përpara afatit të 14 marsit, kur skadon financimi për qeverinë federale.
Përveç kësaj, republikanët janë duke punuar me një plan buxhetor që do të përcaktonte kuadrin për planet e tyre më të gjera, përfshirë uljen e taksave, zhvillimin e karburanteve fosile dhe sigurinë kufitare. Me një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, atyre do t’u duhet pothuajse unanimiteti për t’i kaluar propozimet pa mbështetjen e demokratëve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë