Trump: Tarifat nisin më 2 prill, Grenlanda do jetë e jona 100%

30 Mars 2025 | 14:50

Donald Trump konfirmon se nuk do të ketë vonesa në vendosjen e tarifave më 2 prill, datë e përcaktuar nga presidenti amerikan si dita e çlirimit.

Në një intervistë për NBC, manjati theksoi se ishte i gatshëm të negocionte vetëm nëse vendet “janë të gatshme të na japin diçka të madhe, përndryshe nuk ka vend për të negociuar”.

“Nuk më intereson nëse prodhuesit e huaj të automjeteve i rrisin çmimet për shkak të tarifave. Shpresoj që t’i rrisin ato sepse nëse i bëjnë, njerëzit do të blejnë makina amerikane, ne kemi shumë prej tyre”, tha Trump, duke mohuar raportet se ai u kishte kërkuar CEO-ve të prodhuesve të automjeteve të mos rrisin çmimet, raporton ANSA.

Presidenti amerikan më pas përsëriti synimin e tij për të fituar Grenlandën: “Ne do ta marrim atë 100%”, tha ai, duke shpjeguar se ka “mundësi” që Shtetet e Bashkuara ta marrin atë “pa forcë ushtarake”, por “asgjë nuk përjashtohet”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026