Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj

23 Qershor 2025 | 15:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim ndaj vendeve prodhuese të naftës për të mbajtur çmimet e hidrokarbureve të pandryshuara. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump, shkruan se po i vëzhgon veprimet e të gjithë prodhuesve të naftës në Lindjen e Mesme dhe apelon që të mos rritet çmimi.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës ulët. Po ju vëzhgoj! Po luani në duart e armikut. Mos e bëni!” – shkroi Trump në mëngjesin e së hënës.

Deklarata e tij vjen pas bombardimeve amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit dhe kërcënimit nga Teherani për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026