Trump: Të hiqen menjëherë minat nga Ngushtica e Hormuzit, pasojat për Iranin do të jenë të papara
Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka dënuar raportet se Irani po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.
Ai thekson se Uashingtoni nuk ka asnjë raport se Irani po e kryente këtë, por shtoi se nëse kjo ishte e vërtetë duhet të hiqen menjëherë.
Sipas tij pasojat ushtarake do të jenë në një nivel të paparë më parë nëse ato nuk hiqen.
“Nëse Irani ka vendosur ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit, dhe nuk kemi raportime se ata e kanë bërë këtë, ne duam që ato të hiqen MENJËHERË!
Nëse për ndonjë arsye janë vendosur mina, dhe ato nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel të paparë më parë. Nëse, nga ana tjetër, ata heqin atë që mund të jetë vendosur, ky do të jetë një hap gjigant në drejtimin e duhur”, shkruan ai.
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin