Trump u pararqet arabëve planin e paqes për Gazan
Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, u paraqitën udhëheqësve arabë dhe myslimanë një “plan me 21 pika” për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Gjatë takimit të së martës, Trump theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë, pasi “çdo ditë që vazhdon, Izraeli bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht”.
“Ne jemi optimistë, dhe do të thoja të sigurt, se në ditët në vijim do të kemi njëfarë progresi”, tha Witkoff.
Propozimet amerikane janë variacione të ideve të mëparshme që janë diskutuar gjatë gjashtë muajve të fundit, me përditësime nga planet e hartuara nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, raporton Axios.
Parimet qendrore të propozimeve të Trump përfshijnë:
– Lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura.
– Armëpushim i përhershëm.
– Tërheqje graduale e Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës.
– Plan pas luftës me një mekanizëm qeverisjeje në Gaza pa Hamasin.
– Krijimi i një force sigurie që do të përfshijë palestinezë, si dhe ushtarë nga vendet arabe dhe myslimane.
– Financimi nga vendet arabe dhe myslimane për administratën e re në Gaza dhe rindërtimin e zonës.
Për më tepër, Trump u kërkoi udhëheqësve dhe zyrtarëve të lartë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistani, mbështetjen dhe angazhimin e tyre për të marrë pjesë në plan pas luftës.
Udhëheqësit arabë vendosën disa kushte specifike për të mbështetur planin e Trump, të cilat janë:
– Izraeli të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor ose Gazës.
– Izraeli të mos pushtojë territor në Gaza.
– Izraeli të mos ndërtojë vendbanime në Gaza.
– Të ndalojë minimin e regjimit në Xhaminë Al-Aksa.
– Të rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën.
Trump, i siguroi udhëheqësit arabë dhe dhe myslimanë se nuk do ta lejonte Izraelin që të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor. Në fund të takimit, ata shprehën mbështetjen e tyre për planin dhe u zotuan të merrnin pjesë në zbatimin e tij.
Ndërkohë, zyrtarët arabë thanë se takimi ishte “shumë i mirë” dhe se Trump është “absolutisht i përkushtuar” për t’i dhënë fund luftës.

LEXONI GJITHASHTU:
- Rihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar
- Një tërmet i fortë godet Venezuelën, sa ishte magnituda
Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
- 13:46 Vala e re e të nxehtit godet Francën, skena kaosi dhe përleshje në supermarkete për kondicionerë (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës